×
  • Sport
  • Sport

    Munishi: Disa persona natën më kqyrin edhe xhelozojnë

    Insajderi
    15 January 2021 - 20:59

    Trajneri i futbollit Ismet Munishi shpeshherë është kritikuar për fjalorin që e përdorë edhe në postimet në rrjete sociale.

    Por siç duket ai nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë.

    Në “Dhoma e Rrëfimit” Munishi ka thënë se të tjerët po e bëjnë ta shfaq “Ismetin e keq”.

    “Nëse e lypin unë prap i postoj. Secili njeri e ka pjesën e vet të mirë edhe të keqe psh nëse unë ty të ofendojë ka me u shfaq pjesa jote tjetër, te unë ma kanë nxjerrë atë Ismetin e keq që nuk mundem me garantu se prap nuk del”, ka deklaruar Munishi.

    Ai ka theksuar se mendon që personalisht është trajner fantastik.

    “Unë e kam mendimin për veti se jam trajner fantastik, jam burrë dhe trajner fantastik. Ata natën më kqyrin edhe xhelozojnë pse ky është kështu e na jem kështu se ata nuk janë. Unë e di që nuk ju pëlqen dikujt pse i them gjërat drejtpërdrejt. Do të mundohem jashtëzakonisht shumë të mos dal në atë pjesë mirëpo që nuk ka garanci sepse ne jetojmë në Kosovë çdo gjë mund të ndodhë”.

    Shiko emisionin e plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark