×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Munishi e nis me fitore te Prishtina, e shpëton koha shtesë

    Insajderi
    13 August 2022 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prishtina ka arritur që t’i arkëtoj tri pikët e para në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-2.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit me anë të Krasniqit në minutën e 29-të të takimit, ku vetëm 8 minuta më vonë ishte Januzi ai që i barazoi shifrat për të shkuar në pushim me rezultat 1-1.

    Pjesa e dytë i takoi Prishtinës të cilët patën shumë raste shënimi, por golin nuk arritën ta gjejnë deri në minutën e 92-të të takimit.

    Në anën tjetër, Trepça 89 e sapo inkuadruar në Superligë e ka ndalur me barazim Dritën.

    Baras është ndarë edhe Gjilani me Ferizajn, ku të dy këto ndeshje përfunduan me rezultat 2-2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark