×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Munishi: Micin e dua me çdo kusht – është kapiteni i ri i Prishtinës

    Insajderi
    14 June 2022 - 10:05

    FC Prishtina është një fazë tranzicion në të cilën shumë futbollistë janë duke u larguar nga klubi, shkruan Insajderi.

     Në mediet e Shqipërisë është duke u raportuar se mbrojtësi Mici ka arritur marrëveshje me Partizanin dhe është në pritje të dokumentacionit nga klubi kryeqytetas.

    Insajderi ka kontaktuar trajnerin e Prishtinës, Ismet Munishin, i cili ka deklaruar se sa është në dijeni Mici është futbollist i klubit bardh e kaltër.

    “Sa e di unë ai nuk e ka shkëputur kontratën. E dua me çdo kusht edhe për sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë kapiteni i skuadrës”, ishte përgjigja e trajnerit Munishi.

    Mici, 31-vjeçar, sezonin e kaluar zhvilloi 28 ndeshje.

    Mbrojtësi shqiptar ishte transferuar në vitin 2020 nga Shkëndija e Tetovës. /Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark