×
  • Sport
  • Sport

    Munishi thotë se tash ka ma shumë servila se burra

    Insajderi
    15 January 2021 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i futbollit Ismet Munishi thotë se në komunitetin e futbollit ka njerëz servila.

    Munishi në “Dhoma e Rrëfimit” ka thënë se ai personalisht beson në partneritet e jo në servilizëm.

    “Komuniteti i futbollit e din shumë mirë si funksionojnë gjërat tek ne nuk dua askënd ta kritikojë me emër unë besoj në partneritet jo në servilizëm. Unë edhe futbollistët i mësoj që ata të jenë partnerë me trajnerin e me klubin nuk më vyn futbollista servila e pa ego, egoja e njeriut është diçka e shenjtë”, ka deklaruar Munishi.

    Sipas tij, në Kosovë në çdo sferë përballesh me sfidën me u bo servil ose me qëndru burrë.

    “Këtu tek ne përballesh me sfidën a me u bo servil a me nejt burrë në çdo sferë dhe më vje shumë keq që e kemi kriju një situatë të tilla, tash ka ma shumë sevila se burra. Unë jam gjeneratë çlirimtare kemi ditë edhe në rrethana më të vështira me ngritë zanin e tash për ta nuk nij ma hiç”.

    Shiko emisionin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark