×
  • Sport
  • Sport

    Munishi tregon përfundimisht pse u shkarkua nga KF “Ballkani”

    Insajderi
    15 January 2021 - 20:58

    Ish-trjaneri i KF “Ballkani”, Ismet Munishi ka treguar detaje pse është shkarkuar nga ky klub.

    Munishi ka thënë se shumë njerëz kanë investu me prish gjithçka që kanë krijuar në këtë klub dhe ia kanë arritë qëllimit.

    “Shumë njerëz kanë investu me na prish diçka që kemi kriju dhe për fat të keq presidenti është pa përvojë dhe më duket ka ra pre e këtyre fjalëve të njerëzve, ka ra pre e njerëzve të cilët janë zvarranikë janë pakurrizorë por i falet sepse nuk e njeh futbollin. Por është një njeri që ka investu jashtëzakonisht shumë në sport edhe sot i kam marrëdhëniet e shkëlqyeshme. Së bashku unë edhe ai e kemi bo një gjigant të futbollit të Kosovës duke prodhu talenta me lojë atraktive”, ka deklaruar Munishi në “Dhoma e Rrëfimit”.

    Ai ka theksuar se shkarkimi ka ndodhë si pasojë që kanë qenë shumë të fuqishëm dhe gjithqysh kanë dashtë më i prish.

    “Të gjithë kanë investu për këtë që ka ndodhë edhe erdhi një ndeshje me Gjilanin që u thyem shumë keq”.

    Për më shumë shiko intervistën e plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark