×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Murati del me sqarim pas kritikave për koeficientin e pagave

    Insajderi
    01 February 2023 - 22:11

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, u është përgjigjur kritikave të opozitës të cilët kanë thënë se vlera e koeficientit të pagave është bërë në mënyrë paushalle.

    Ai ka thënë se kjo vlerë është përllogaritur me detaje dhe se nuk bëhet fjalë për hamendësime.

    Murati i ka quajtur propozime paushalle ato të opozitës.

    “Çka ka qenë e radhës që kjo të përpjesëtohet me buxhetin e alokuar për pagat në mënyrë që të nxirret vlera për një koeficient, është vlerë e llogaritur dhe nuk ka as hamendësim as paushallitet. Ata që flasin për shifra 120 herë 125 e 139 e 132 ata flasin për shifra paushallë pa e ditë për ndikimin buxhetor”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    Murati ka dhënë detaje për llogaritjet e Qeverisë së Kosovës për ta vendosur vlerën e koeficientit 105 euro.

    “Bëhet fjalë për përcaktimin e vlerës së koeficientit që i ngërthen dy ligje ligjin e buxhetit dhe ligjin e pagave. Ligji i Pagave ka kaluar që dy muaj, aty janë përcaktu nivelet për secilin pozitë sa është niveli i koeficienteve për secilën pozitë, dikuj i është caktuar 5 dikuj 6 e kështu me radhë”, ka thënë ai.

    “Çka na ka mbetur neve është që të marrin nga të gjitha organizatat buxhetore këtë e ka bërë MPB, ka kërku klasifikimin e të gjitha pozitave, qoftë komunat qoftë ministritë kanë dorëzu listat për të tregu sa persona kanë funksion me koeficiente ta zëmë 6 a po 7  e kështu”, ka vijuar Murati.

    Tutje ai bëri të ditur se janë grumbulluar listat nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark