×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati-Gjinit: Pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale janë shpifje

    Insajderi
    09 August 2022 - 17:32

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ndarë buxhetin për komunat në vitin 2023. Sipas ministrit Murati ky është buxhet ‘rekord’.

    Në një postim në Facebook, Murati ka thënë se buxheti për vitin 2023 është 15 për qind më i lartë sesa buxheti i vitit 2022.

    “Kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë performancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit. Pra do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët”, ka shkruar Murati.

    Ai u përgjigj edhe ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se ministri Murati po e mban të bllokuar buxhetin.

    “Pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale, janë shpifje dhe aspak të vërteta. Secila komunë, për vitin aktual ka buxhetin e miratuar dhe mund të ekzekutojë pagesat pa asnjë problem”, ka thënë Murati.

    Postimi i plotë i Hekuran Muratit:

    MFPT ndan buxhet rekord për komunat në vitin 2023

    Për vitin 2023, buxheti që do t’u ndahet komunave është për 15% më i lartë sesa buxheti i vitit 2022.

    Kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë performancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit.

    Pra do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët.

    Pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale, janë shpifje dhe aspak të vërteta. Secila komunë, për vitin aktual ka buxhetin e miratuar dhe mund të ekzekutojë pagesat pa asnjë problem.

    Ndërsa qarkorja buxhetore për vitin 2023 ndahet me kohë, dhe çdoherë brenda afateve që parashihen me legjislacion. Vetëm dikush që nuk merr vesh fare në procesin buxhetor, mund të pretendojë se qarkoret për vitin 2023 po bllokojnë investimet në vitin 2022.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark