×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Murati: SBASHK-u po i ndryshon kërkesat

    Insajderi
    23 September 2022 - 12:06

    Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Komisionit për Arsim tha se SBAShK-u po i ndryshon kërkesat.

    “Shihni kërkesat fillestare krahasoni me këto kërkesa që kemi sot, nuk janë të njëjta. Nuk mund të merresh vesh me dikë që qëllim e ka mosmarrëveshjen. Sa herë qeveria lëvizë diçka këta shtojnë diçka apo e ndryshojnë kërkesën. Kompromisi që është ofruar është mëse kompromis. Në ratse të tilla do të duhej greva të ndërpritet e dialogu social të vazhdojë”, tha Murati.

    Ai tha se duhet ta kenë parasysh se nga po vjen ky iracionalitet.

    “Duhet ta kemi parasysh prej ku po vjen ky iracionalitet. Ndryshimi i kërkesave përgjatë rrugës dhe mospranimi i asgjësë si dhe mos prezantimi i ofertës së qeverisë para anëtarësisë e qet ketë në tjetër rrafsh”, shtoi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark