×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi pas fitores së djeshme kundër Valencias: Tashmë kemi shpëtuar

    Insajderi
    26 May 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vedat Muriqi ishte vendimtar mbrëmë në fitoren e Mallorcas ndaj Valencias 1:0 duke e shënuar golin e tre pikëve.

    Sulmuesi ndihet i lumtur me kontributin e dhënë, jo vetëm në lojën e mbrëmshme, por edhe në përgjithësi në këtë sezon.

    Sidoqoftë, “Pirati” dëshiron të shënojë më shumë gola që i sjellin pikë klubit ishullor spanjoll.

    “Jam mjaft i lumtur sepse tashmë kemi shpëtuar pa rënë nga liga.

    Fituam përsëri dhe tashmë i kam shënuar 14 gola.

    Por, dua të shënoj më shumë gola që i japin pikë Mallorcas.

    Nuk ma ndien nëse nuk shënoj gol nëse marrim pikë”, u shpreh fillimisht ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe i Lazios.

    “Është e vërtetë që kur të shpëtosh pa rënë nga liga, është e vështirë të përgatitesh për lojën e ardhshme.

    Por, është puna e jonë dhe duke e falënderuar trajnerin, punuam më shumë dhe shkoi mirë”, shtoi tutje ai.

    I pyetur për paraqitjen e tij, sulmuesi prizrenas ishte i qartë.

    “Nuk po bëj asgjë speciale, po e shfaq atë që e kam brenda meje.

    Dhe, nëse njerëzit i vlerësojnë këto gjëra, mirë, jam i lumtur për këtë.

    Shpresoj që të kem më shumë vite si ky”, përfundoi Muriqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark