×
  • Lajme
  • Lajme

    Murtezaj kërkon unitet përballë përpjekjeve serbe për të ndërhyrë në Kosovë

    Insajderi
    26 December 2016 - 20:35

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka kërkuar nga opozita e Kosovës që të jetë e bashkuar me qeverinë e Kosovës përball përpjekjeve të Qeverisë së Serbisë për ndërhyrje në punët e vendit tonë.

    Murtezaj ka kërkuar nga serbët e Kosovës që punët e tyre t’i kryejnë në Prishtinë, e jo në Beograd, duke iu referuar takimit që ata patën sot në Beograd me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    “Përballë përpjekjeve direkte të Qeverisë së Serbisë për ndërhyrje në punët e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës, dhe opozita duhet të qëndrojnë unik. Poashtu përfaqësuesit e serbëve në Kosovë duhet ta kuptojnë që në Prishtinë kryhen punët”, ka thënë Mutrzeaj.

    “Beogradi as nuk do të pyetet dhe as dëgjohet asnjëherë, se kush dhe çfarë duhet të bëjë në Kosovë”, është shprehur ai.

    Rreth një deklarate të Marko Gjuriqit, janë përplasur sot edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark