Kombëtarja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.
“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të e që në fund doli të ishte vendimtar për epilogun final të takimit.
Florent Muslija pas ndeshjes tha se Kosovës i mungoi vetëm goli.
“Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne dhamë maksimumin, por e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, nuk bëmë dot golin”.
“Unë mund të them që jam në formë me skuadrën time, jam duke bërë mirë. Megjithatë edhe këtu jam duke dhënë maksimumin, pasi është skuadra e vendit tonë, por nuk e di pse nuk po na ecën”.
“Deri para tre ndeshjeve të fundit ishim shumë mirë, por në tre ndeshjet e fundit nuk e kuptova pse nuk na eci. Prisja kualifikimin në të vërtetë, por nuk e di pse nuk mundëm të merrnim rezultate pozitive”, tha Muslija për SuperSport.