×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu- Perparim Ramës: A më duket a pate ardh nga Londra për tu bërë Kryetar?

    Insajderi
    22 March 2023 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, rrugët kryesore në qendër të  Prishtinës kanë qenë të bllokuara nga trafiku i automjetëve.

    Njoftim zyrtarë nga Komuna e Prishtinës për arsyet e kësaj tollovie akoma nuk ka.

    Por, sipas deputetes së Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, krasimi i drunjëve ka shkaktuar një kaos të tillë.

    Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar udhëheqjen komunale dhe kryetarin, Perparim Rama.

    “Pse duhet gjithmonë të punojmë pa plan????Zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur këta drujë në orën 8:00 të mëngjesit në rrugën me të ngarkuar tek semaforat e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë. Nëse kjo kishte ndodhur në Londër Kryetari i Londrës kishte dhënë dorëheqje. Perparim Rama ti a me duket a pate ardhë nga Londra për tu bërë Kryetar???”, ka shkruajtur Musliu./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark