×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Më kërcënuan pasi demaskova njeriun që dëmtoi VALA-n

    Insajderi
    07 April 2017 - 00:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     

    Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për përpilimin e kontratës mes PTK-së dhe operatorit Z-Mobile, mospërmbushja e së cilës i kushtoi ndërmarrjes publike me humbje të 30 milionë eurove.

    Mustafa duke treguar pse PTK-ja nuk i përmbushi obligimet e saj ndaj operatorit mobil nën pronësinë e biznesmenit kosovar, Blerim Devolli, ka përmendur drejtorin e zyrës ligjore të PTK’së, i cili fillimisht kishte marrë pjesë në hartimin e kësaj kontrate duke përfaqësuar ndërmarrjen publike, më pas kishte dëshmuar pro Z-Mobile.

    “Genc Lami është fjatori kryesor që Arbitrazhi ka këtë epilog”, ka thënë Mustafa në “Komitet”.

    Por kur ka folur për Lamin, ai ka përmendur edhe një kërcënim që thotë se dikush i afërm me Lamin e ka bërë ndaj tij.

    “Shpresoj që kësaj radhe të mos kem kërcënime anësore. Kam pas marrë një kohë kërcënime prej një familjari që më thoshte, të lutem mos u merr me Genc Lamin se nuk të bjen mirë”, ka thënë Mustafa.

    Sipas tij, drejtori i zyrës ligjore të PTK0së, i cili fillimisht kishte marrë pjesë në hartimin e kësaj kontrate duke përfaqësuar ndërmarrjen publike, më pas kishte dëshmuar pro Z-Mobile dhe për këtë arsye Telekomi ka humbur 30 milionë euro në Arbitrazh./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark