×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mustafa: Siç nuk po e përmendin më demarkacionin, Kurti e Osmani do ta gëlltisin edhe Asociacionin

    Insajderi
    08 February 2023 - 23:23

    Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, foli për zhvillimet politike në vend. Mes tjerash, ai foli edhe për dy çështje, që sipas tij, janë shumë të rëndësishme.

    E para për dialogun Kosovë-Serbi, planin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve e Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe e dyta për çështjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

    Për të gjitha, Mustafa tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët i kanë pasur këto si kauza të tyre për të ardhur në pushtet, tashmë i kanë harruar sepse sipas tij, ato nuk kanë qenë fare kauza.

    “Presidentja ishte për vizitë në Mal të Zi. As nuk e përmendi demarkacionin dhe ata 8.200 hektarë tokë që thoshin se Kosova ia ka falë Malit të Zi”, tha Mustafa.

    Madje, ai tha se në krye të Qeverisë ishte gati për dy vjet, kryministër Ramush Haradinaj dhe nuk bëri asgjë në lidhje më këtë kauzë të tij.

    “E ka dy vjet që në krye të Qeverisë është Albin Kurti dhe nuk ka bërë asgjë”, tha Mustafa, duke rijkujtuar se kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet, sepse sqaroi se -“Kosova nuk ka humbur asnjë pjesë të territorit të saj me demarkacion”.

    “Kurti e të tjerët e kallën vendin me këtë kauzë, por tani nuk ka asgjë”, tha Mustafa, duke rikujtuar se tanimë askush nuk e përmend.

    Sipas tij, vetë fakti që presidentja Osmani shkon në vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe nuk e përmend demarkacionin, atëherë kjo është dëshmi se ishte një gënjeshtre sa për të ardhur në pushtet.

    “Të dy kauzat, demarkacioni dhe Asociacioni janë të rrejshme”.

    Mustafa më tej shprehu bindjën se siç po sillen sot për demarkacionin, Kurti e Osmani, do të sillen edhe për Asociacionin.

    “Siç po shkojnë proceset, këta që e kanë kundërshtuar, do ta gëlltisin edhe këtë, por në një formë shumë më të keqe”.

    Mustafa kishte nënshkruar marrëveshjen më 2013, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Federica Mogherinin, si përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme.

    Mustafa thotë se mori garanci që nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë.

    “Ka qenë që Asociacioni nuk mund të jetë pushtet i tretë në Kosovë. Nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Pra nuk mund të ketë kompetenca të autoritetit qëndror. Unë kam marrë zotimet e zonjës Mogherini se sipas opinionit të BE-së, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Tash a do të jetë Asociacioni një-etnik, është punë e interpretimit.”, thotë Mustafa.

    Sa i përket planit franko-gjerman, Mustafa tha se ai parasheh që serbët e Kosovës të kenë një formë të vetëqeverisjës në Kosovë kurse Kisha Ortodokse Serbe, të fitojë të gjitha të drejtat, e ajo është eksterritorialitet.

    “Vetëqeverisja do të jetë më shumë se Asociacion. Por më vonë sipas platformës në diskutim, deri në vitin 2030, do të vazhdojë dialogu me Serbinë, kurse më vonë do të bisedohet për vetëqeverisjen e tyre”.

    Mustafa tha se prandaj frikësohet se do të ketë edhe Asociacioni një lloj vetëqeverisje.

    Ish kryetari i LDK-së u shpreh se angazhimi i komunitetit ndërkombëtar është që të zbatohen marrëveshjet.

    “Kjo marrëveshje franko-gjermane, siguron stabilitet, por nuk kemi njohje nga Serbia”.

    Ai tha se askush nuk garanton se pesë vendet mosnjohëse të BE-së, do ta njohin Kosovën.

    “Nuk kemi as garancë se në vitin 2030, Serbia do të na njeh”.

    Ish kryeministri Mustafa deklaroi ndër të tjera në këtë intervistë në “RTK Prime” se Qeveria duhet të punojë me SHBA e BE, por të mundohet që në këtë mërrveshje, të hyjë edhe komponenta e njohjës reciproke.

    “Në këtë kërkesë duhet të këmbëngulët”,  u shpreh Mustafa në RTK.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark