Kryeministri Isa Mustafa ka takuar sot profesorin Shukri Fetahu, i cili krijoi farën e parë vendore të quajtur “Dardania”.
Mustafa është shprehur i impresionuar me këtë zbulim.
“Është një zbulim që bënë të ndryshojë edhe strukturat e vendit tonë, është një brend që mund të krenohemi edhe në Evropë edhe në botë”, ka thënë kryeministri.
Ai ka thënë se “ky duhet të jetë një inkurajim edhe për fushat tjera të studimit”, duke shtuar se nuk duhet të ndalemi vetëm me këtë zbulim shkencor.
Ndërsa profesori Shukri Fetahu tha se i janë nevojitur 15 vjet që ta krijojë këtë farë.
“Ne kemi filluar punën për kultivimin e këtij produkti para 15 viteve. Ishte një sfidë me mjaftë mundime, mirëpo e kemi përballuar mjaftë mirë me ndihmën e ekipeve vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë zbuluesi i kësaj fare.
Ndër tjera, ai tregoi se kjo farë e grurit ka vlera shumë të mëdha ushqyese dhe se i duhet kohë për të hyrë në treg. Mirëpo ai ka thënë se përfitimin të cilin mund ta arrijë kjo farë për tri vjet është afër 1 milion euro.
Ky produkt dallohet për dyfishimin e rendimentit vendore, ku mesatarja jonë e rendimenteve është diku katër ton, ndërsa kjo farë e dyfishon rendimentin, ka thënë Fetahu./Insajderi.com