×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se ka krijuar 40 mijë vende pune

    Insajderi
    16 February 2017 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngjarjet e vitit 2016 kanë ndikuar që të jenë dekurajuese për investitorët e huaja por pavarësisht, Kosova ka pasur një rritje ekonomike kështu të paktën ka thënë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin “Click” në RTV 21.

    “Kemi pasur në vitin 2015 një rritje ekonomike prej katër për qind e kemi mbajt atë rritje edhe në vitin 2016 dhe pse kemi pritë që do të jetë më e madhe mirëpo duhet të kemi parasysh që kemi pas disa ngjarje në Kosovë të cilat nuk kanë qenë shumë nxitëse për ardhjen e investitorët të huaj dhe për zhvillim.

    Me gjithë këto ngjarje kryeministri i Kosovës thotë se në Kosovë janë krijuar mbi dyzetë mijë vende pune.

    “Por megjithatë është mbajt një rritje ekonomike e cila është rritje mbi rritje prej katër për qind që ka ndodh në vitin 2015” ka thënë Isa Mustafa./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark