×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi: Ja përse refuzova Shqipërinë për Gjermaninë

    Insajderi
    05 November 2016 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë me Goal.com, mbrojtësi i Arsenalit ka thënë se Gjermania i ka dhënë atij gjithçka të mirë në jetë.

    “Më shumë ka të bëjë me marrjen e një vendimi dhe të respektosh atë. Unë vendosa që të luaj për Gjermaninë sepse ky vend më dha shumë dhe më ndihmoi kur isha i ri. Duhet të jesh mirënjohës që mund të jetosh në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të jep mundësinë që të keni jetën më të mirë të mundshme”, tha Mustafi.

    Ish-mbrojtësi i Valencias tregon kontaktet që ka pasur me trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi dhe pohon se shkon shpesh në vendlindjen e tij, në Gostivar.

    Ai thotë se gjithmonë kishte dashur të luajë për kombëtaren gjermane, edhe pse është shprehet se ishte ndier krenar kur e kishte kontaktuar FSHF-ja.

    “Kur jam ftuar nga Shqipëria kam folur me trajnerin por veçse e kisha ndarë mendjen. Jam ndier i veçantë në atë moment sepse prindërit e mi janë rritur atje dhe e identifikohem me atë vend gjithashtu, dhe gjithmonë shkoj që të vizitojë familjen atje, por për mua nuk kishte kuptim që të ndryshoja vendimin”, u shpreh Mustafi.

    Me mbi 60 paraqitje për grupmoshat e reja të Gjermanisë, Mustafi kishte marr një përvojë shumë të mirë. Ai ishte larguar nga akademia e Hamburgut për t’u bashkuar me Evertonin më 2009, por nuk kishte bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë.

    Mustafi luan tek skuadra e Arsenalit së bashku me një tjetër futbollistë shqiptar. Edhe mesfushori me origjinë nga Prishtina, Granit Xhaka është pjesë e “topçinjve”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark