Muze në vendstrehimin e udhëheqësve komunistë në Gjirokastër – Insajderi
×
Kulturë

Muze në vendstrehimin e udhëheqësve komunistë në Gjirokastër

Insajderi
06 July 2016 - 11:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në këtë sezon turistik, Muzeu i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Muzeu funksionon në një ish-vendstrehim luftarak të ndërtuar prej betoni gjatë periudhës së komunizmit.

Duke qenë se ndodhet në pjesën historike të qytetit, Muzeu i Luftës së Ftohtë, ka pasuruar dhe e ka bërë më tërheqës udhëtimin e vizitorëve në Gjirokastër. Grupet turistike të huaja që mbërrijnë në Gjirokastër, preferojnë ta vizitojnë.

Ky vendstrehim luftarak prej betoni u ndërtua në fillim të viteve 1970. Tuneli, i cili përshkon pjesën e poshtme të shkëmbinjve mbi të cilët ngrihet kalaja e qytetit është i gjatë rreth 800 metra.

Në mjediset e brendshme të tij, janë ndërtuar një sërë aksesorësh të cilët shërbenin për akomodimin e ish-udhëheqjes komuniste lokale të atyre viteve në rast të një sulmi eventual nga jashtë. Vendstrehimi përbëhet prej 80 dhomash, salla mbledhjesh, ambiente pune, pushime, madje pjesë e tij janë edhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm, centrali elektrik etj./Shekulli


OP-ED
Nga Rubrika
Kulturë
30 December 2024
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark