×
  • Sport
  • Sport

    Mykhaylo Mudryk pëson lëndim – ja sa pritet të mungoj

    Insajderi
    24 August 2023 - 16:05

    Skuadra e Chelseas ka mbetur edhe pa sulmuesin ukrainës, Mykhaylo Mudryk, i cili i është shtuar listës së lojtarëve të lënduar. Ekipi londinez ka bërë të ditur të enjten se Mudryk nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino për ndeshjen kundër Lutonit.

    Mësohet se Mudryk është lënduar në stërvitje dhe do të pauzojë të paktën për dy javë përpara se të rikthehet në fushë. 22-vjeçari iu bashkua Chelseat në fillim të këtij viti për 70 milionë euro nga Shakhtari, ndërsa këtë edicion ka regjistruar dy paraqitje.

    Londinezët këtë edicion ende nuk kanë shënuar fitore në Premier League, pasi kanë tubuar vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të luajtura. Dueli mes Chelseat dhe Lutonit zhvillohet të premten mbrëma dhe i takon xhiros së tretë të kampionatit anglez. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark