×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Na kanë gjetë të ligë” – Reagon OVL e UÇK-së, pas vazhdimit të mandatit të Gjykatës Speciale

    Insajderi
    26 November 2020 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

    Klinaku ka pohuar se kështu po veprohet pasi sipas tij, Kosova nuk ka deputetë, Avokat të Popullit dhe kryeministër.

    VIDEO:

    “Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, thuhet në reagimin e Klinakut.

    Ndryshe, Dhoma Kushtetuese gjithashtu konfirmoi se në pajtim me nenin 162(3) të Kushtetutës, kjo Dhomë ka juridiksion ekskluziv për kryerjen e këtij vlerësimi, duke qenë se amendamentet e propozuara kanë lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    “Po kështu, Dhoma Kushtetuese theksoi se në pajtim me nenin 162(13) dhe (14) të Kushtetutës, mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre, përfundon njoftimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark