×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Na kanë gjuajtur me gajbe të birrave e gurë”- flet njëri nga sulmuesit e Valon Sylës

    Insajderi
    19 April 2023 - 13:25

    Lum Dervishi, Kenan Hasani e Okan Hasani janë tre personat të cilët po akuzohen për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, ato po hetohen nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Ndaj të njëjtëve tanimë është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

    Arsye e sulmit sipas mbrojtjes së të dyshuarve po del të jetë një status që gazetari Syla ka shkruar për profetin Muhamed e profetin Isa, e që sipas tyre ky i fundit ishte tallur me ta.

    Lum Dervishi, 24 vjeçar para trupit gjykues ka thënë se kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi i ngjarjes, për shkak se janë sulmuar me mjete të forta.

    Ne nuk jemi larguar por na kanë sulmuar më shumë se 10 persona aty prezent që kanë qenë, na kanë sulmuar me mjete te forta siç kanë qenë gajbe te birrave, gur dhe gjësende tjera. Ndjej keqardhje që ka ndodh dhe nuk ka motive qysh i ceki prokurori, ka qenë e momentit për shkak se e ka fyer Pejngamberin a.s…”, teksa ka kërkuar që t’i shqiptohet një masë më e lehtë.

    Insajderi ka siguruar dëshminë edhe të dy vëllezërve Hasani.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark