×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Na lidh vetëm vajza”, Bruna zyrtarizon ndarjen nga Neymar

    Insajderi
    29 November 2023 - 14:50

    Bruna dhe Neymar kishin lajmëruar ardhjen e vajzës së tyre në rrjetet sociale, por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë.

    Pas lajmeve të herë pas hershme për tradhti nga ana e futbollistit, duket se dyshja kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre dhe këtë e ka komfirmuar Bruna.

    “Është një çështje e veçantë, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme dhe batuta përditë, dua t’ju bëj me dije se nuk kam asnjë lidhje me askënd. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Shpresoj që të mos më lidhni më me lajmet e shpeshta. Faleminderit shumë”, ka shpjeguar modelja në një mesazh të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark