×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Nagavci: Brenda disa ditë realizohen pagat në formë avansi për mësimdhënësit

    Insajderi
    05 October 2022 - 21:43

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se brenda disa dite do të realizojnë pagesat në formë avansi në mënyrë që orët të mbahen gjatë muajve në vizim.

    “Brenda disa dite do të ekzekutohen pagat në formë të avanasit për punën që do të bëhet në muajt në vijim për 22 ditët e humbura për shkak të grevës”, tha ajo në ATV.

    Ajo u deklarua edhe për ligjin e pagave, duke thënë se kanë parashikuar koeficientin më të mirë për mësimdhënësit që ka qenë ndonjëherë.

    E kur është pyetur nëse ligji do të miratohet në muajin janar, ka theksuar se nuk mund të jap garanci pasi do të jetë në dorën e deputetëve, por e rëndësishmja është që në momentin që hyn në fuqi ligji, mësimdhënësit do të trajtohen ashtu siç duhet.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark