×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci-Hotit: Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi

    Insajderi
    26 October 2020 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Hoti, pas skandaleve në Thesarin e shtetit dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, e cila sipas saj po vazhdon edhe me tenderët e ministrit të Brendshëm Agim Veliu.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, ka nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë, kontrata e të cilit ka qenë subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti.

    “Vetëm disa nga titujt e ditëve të fundit, pasi zoti Hoti na e tregoi frazën e njohur “Nuk keni parë gjë akoma”. Avullohen më shumë se dy milionë euro nga Thesari i shtetit. Vidhet arka më shumë se 300 kg nga AVUK-u. Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt. Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe. Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi”, ka shkruar Nagavci.

    Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një konference për media javën e kaluar ka folur për veprimet e qeverisë së tij gjatë këtyre katër muajve të funksionimit. Hoti gjatë kësaj konference u zotua disa herë se do ta kthejë ligjshmërinë, duke thënë “nuk keni pa gjë akoma”.

    Postimi i plotë:

    Qeveria jo legjitime Hoti në aksion

    Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, Ministri i punëve të brendshme paska nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë. Raportohet se kjo kontratë është subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti, ku në votim ka marrë pjesë edhe vetë ministri Veliu.

    Vetëm disa nga titujt e ditëve të fundit, pasi zt. Hoti na e tregoi frazën e njohur “ Nuk keni parë gjë akoma”
    -Avullohen më shumë se sy milion euro nga Thesari i shtetit.
    -Vidhet arka më shumë se 300 kg nga AVUK-u.
    -Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt.

    Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe.
    Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark