×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci i reagon Mustafës: Po flisni me gjuhën e partnerit tuaj të vjetër, Hashim Thaçi

    Insajderi
    21 October 2020 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili tri interpelancat e sotme për kryeministrin Avdullah Hoti, i quajti mësymje kundër kryeministrit.

    Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky reagim i Mustafës tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë.

    Sipas saj, e drejta për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është e garantuar me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit.

    “Reagimi i Kryetarit të LDK-së për interpelancat e thirrura nga deputetët e LV! tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë. Zt. Mustafa e di se raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij, ndonëse zt. Hoti është Kryeministër jolegjitim, por ai zgjedh ta quaj “mësymje kundër Kryeministrit Hoti”, ka shkruar Nagavci.

    Madje, Nagavci e ka krahasuar Mustafën me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke thënën se po flet sikurse ai.

    “Viktimizohet e mundohet të ndihmojë vartësin e tij duke folur me gjuhën e partnerit të tij të vjetër, Zt. Thaçi. Njëjtë fliste dhe ai: ”Jeni kundër Amerikës”. E në të njejtën kohë vazhdon angazhimin për të shtyrë përpara Zajednicën, projektin e nisur nga Thaçi e të vazhduar nga ai vet. Zt. Mustafa e di se sot me Kryeministrin jolegjitim nuk janë as 60 deputetë, as pjesa dërrmuese e qytetarëve, andaj dhe mundohen të ikin nga përgjegjësia dhe të shmangin zgjedhjet”, ka theksuar ajo.

    Sipas nënkryetares së Kuvendit, gjithë çfarë u ka mbetur është të fshihen si zakonisht në deklarata për kinse miqësinë, ndonëse të pabaza e të paqena.   /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark