×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nagavci: Sot jemi tronditur, sidomos për një nënë që ka djalin dëshmor

    Insajderi
    02 November 2022 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rasti i të moshuarës në Pejë sot ka tronditur vendin. Atje një e moshuar është rrahur para tri ditësh nga infermieret në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas kësaj. Ajo tha se dhuna në çfarëdo forme, është e papranueshme e sidomos kur bëhet fjalë për kategori të ndjeshme.

    Ngavci po ashtu pohoi se të gjithë jemi të ndjeshëm përballë nënave, sepse nënat janë sinonim i mirësisë dhe dashurisë së pafundme.

    “Aq më tepër, kur bëhet fjalë për një nënë, që në qenien e vet ka bartur dhimbjen e madhe për djalin e saj dëshmor. Edhe më të dhimbshëm e bën fati, që Nëna ishte edhe e sëmurë!
    Shqetësues është edhe fakti se, si shoqëri kemi një gjendje të re: atë kur këto sjellje dhune pranohen si normale, e reagimet janë kolektive në rastet si kjo, kur shpërfaqet brutalitet ekstrem”, shkroi ajo në Facebook.

    Sipas saj, në këtë drejtim, roli i edukimit brenda institucioneve arsimore është kyç, sepse jemi përgjegjës për të krijuar gjenerata që sigurojnë vazhdimësinë e vlerave njerëzore, edhe në rastet kur familja për arsye të ndryshme mund të mos arrijë të transmetojë vlerat e domosdoshme morale, gjë që çon edhe tek formësimi i karaktereve që ushtrojnë dhunë, madje edhe ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë.

    “Ftoj mësimdhënësit e prindërit, shoqërinë civile, mediat dhe të gjithë qytetarët, që të punojnë bashkë me institucionet përgjegjëse qendrore e lokale në edukimin e gjeneratave të reja dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për kujdesin ndaj kategorive të ndjeshme”, përfundoi Nagavci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark