×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Thaçi nuk e ka problem t’i ndërrojë qëndrimet

    Insajderi
    08 June 2020 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, reagoi pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, se urren gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se tashmë e ka qeverinë e tij që ia jep kompetencat ekzekutive.

    Përmes një postimi në Facebook, Nagavci thotë se kreu i shtetit nuk e ka problem që të ndryshojë qëndrimet e tija edhe publikisht.

    “Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme, E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve. Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj”, ka deklaruar Nagavci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark