Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, e ka vlerësuar humbje të madhe largimin e mundshëm të Robert Lewandowskit.
“Do të ishte një humbje e madhe për neve në rast të largimit. Fakti që nuk dëshiron ta rinovojë kontratën, na detyron që të kërkojmë një tjetër sulmues për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, Lewandowski ka një kontratë vlefshme me neve deri në viitn 2013, por në rast se do të largohet, atëherë do ta gjejmë një sulmues që do ta zëvendësonte”, është shprehur Nagelsmann.
Lajmin për vullnetin e yllit polak për të mos rinovuar gjatë ditës së djeshme e dha drejtori i Bayern, Hasan Salihamidzic, pak minuta para fillimit të ndeshjes ndaj Wolfsburg.
“Po, Lewandowski na ka njoftuar se nuk planifikon të pranojë ofertën tonë dhe do dëshironte të largohet nga klubi”.
“Pozita ynë nuk do ndryshojë, Lewa ka kontratë deri në vitin 2023. Ky është një fakt. Propozim nga Barcelona? Jo”, deklaroi ai.