×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nagip Arifi nuk i trembet autoriteteve serbe, valëvit flamurin kombëtar në komunën e Bujanocit

    Insajderi
    28 November 2022 - 11:44

    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve.

    Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka bërë të ditur se ka vendosur të valoj flamurin kombëtar në ndërtesën e komunës së Bujanocit, pavarësisht ndalimit me ligj nga autoritet serbe.

    Ai tha se këtë e bëri me dëshirën që flamuri kombëtar të valojë lirshëm në të ardhmen.

    Postimi i plotë:

    Shqiptarë kudo që jeni,

    Edhe sot, si viteve tjera, vendosëm flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës së Bujanocit, me dëshirën që flamuri kombëtar të valojë lirshëm në të ardhmen.

    Urime 28 Nëntori – Dita e flamurit!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark