×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Napoli lider i Serie A, Rrahmani shënoi gol

    Insajderi
    20 September 2021 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Napoli ka shënuar fitore prej 4-0 si mysafir Udineses në ndeshjen e javës së katërt të Serie A.

    Në sfidën e zhvilluar në Stadio Friuli njëri nga golashënuesit ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

    Ekzekutimi i një gjuajtjeje të lirë për mysafirët shkoi në formë të një aksioni më të zgjatur, ndërsa Kalidou Koulibaly asistoi te futbollisti shqiptar, i cili ndodhej pranë portës dhe shënoi me kokë (35’).

    Ky ishte goli i dytë i Partenopei, ndërsa paraprakisht kishte realizuar Victor Osimhen (24’).

    Në pjesën e dytë, Napoli i shënoi edhe dy gola përmes Kalidou Koulibaly (52’) dhe Hirving Lozano (84’)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark