×
  • Sport
  • Sport

    Napoli nuk e shet Hysaj-n

    Insajderi
    23 February 2016 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elseid Hysaj është një lojtar tejet i rëndësishëm për Napolin, sa drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos e shesin mbrojtësin shqiptar përballë asnjë oferte.

    Konfirmimi erdhi nga televizioni publik italian, RAI. Sipas tyre, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk do të heqë dorë nga 22-vjeçari shkodran.

    Pas interesimit të disa klubeve europiane për Hysaj-n, ku së fundmi është spekuluar edhe për Bayern Munchen, RAI konfirmoi se “mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave”, njofton Supersport.

    Megjithatë, ai saktësoi se “De Laurentiis do të veprojë ashtu si ka bërë në të kaluarën, duke refuzuar të gjitha ofertat për lojtarët tek të cilët beson dhe shqiptari është një prej tyre”, raporton Insajderi.

    Rritja cilësore dhe paraqitjet e mira të Elseid Hysaj-t në fushë vazhdojnë me ritme konstante. Ylli kuqezi nuk është vetëm i aftë në fazën mbrojtëse, por është rritur edhe në aspektin ofensiv. Kjo u pa edhe në barazimin 1-1 që Napoli regjistroi në San Paolo përballë Milanit.

    Hysaj kaloi gjatë verës së kaluar nga skuadra italiane Empoli tek Napoli për 5,5 milionë euro ndërsa tani vlera e tij arrin deri në 20 milionë euro, pas vetëm një stinori me napolitanët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark