Napoli e ka mbyllur me fitore kampionatin, pasi mposhti me rezultatin 3-0 Spezian e Rey Manajt.
Politano që në minutën e katërt ndëshkoi vendasit, ndërsa më pas Zielinski realizoi edhe golin e dytë. Skenën e mori Demme, i cili e çoi topin në rrjetë për të tretën herë.
Pesë minuta më pas Spezia shënoi me Rei Manajn, por VAR e zuri në pozicion jashtë loje dhe goli nuk kishte vlerë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar me kokë, por anësori e ka cilësuar si pozicion të parregullt.
Ndonëse një gol i parregullt Manaj ka qenë protagonist dhe i saktë për ta dërguar atë top në rrjetë.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u pushua në këtë ndeshje nga Luciano Spalletti.
Napoli me 79 pikë e mbyll sezonin në pozitën e tretë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.