×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    NASA: Zbulimi i ri emocionues mbi Hënën do të dalë së shpejti

    Insajderi
    23 October 2020 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    NASA do të lëshojë “një zbulim të ri emocionues rreth Hënës” të hënën, më 26 tetor.

    Agjencia amerikane e hapësirës nuk zbuloi më shumë detaje, por deklaroi se bëhet fjalë për “një lidhje midis Hënës dhe eksplorimit të mëtejshëm të hapësirës”, dhe se ajo erdhi te njohuritë e reja përmes një Boeing 747 të modifikuar që mund të fluturojë në më shumë se 99 për qind të ujit atmosferik.

    Ky “Boeing” ka një teleskop të integruar SOFIA, i cili, meqë atmosfera nuk e errëson pamjen e tij, ka një pamje të qartë të Hënës dhe trupave të tjerë hapësinorë.

    Instrumentet e teleskopit regjistrojnë dritën infra të kuqe, që do të thotë se ata mund të zbulojnë një fenomen që është e pamundur të shihet me dritën e zakonshme, sipas NASA.

    Megjithëse SOFIA përdoret për të vëzhguar universin më të thellë – sistemet e largëta planetare dhe yjet – ajo gjithashtu shërben për të eksploruar objekte në sistemin diellor.

    Kështu, në vitin 2016, ky teleskop, për herë të parë në 40 vjet, zbuloi atome oksigjeni në atmosferën e Marsit.

    Gjatë njoftimit, NASA gjithashtu iu referua programit Artemis, brenda të cilit ata duhet të dërgonin gruan e parë, si dhe një astronaut tjetër mashkull, në Hënë në vitin 2024.

    Dy astronautët pritet të jenë njerëzit e parë që shkelën në Hënë që nga viti 1972

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark