×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj eskalon në fjalë banale kundër deputetëve për Specialen

    Insajderi
    12 December 2018 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka shpërthyer në fjalë fyese dhe ofenduese në debatin në RTV Dukagjini.

    Në momentin kur po diskutohej për kohën kur u tentua shfuqizimi i Speciales, Haradinaj ka përdorur edhe fjalë banale.

    “Që deputetët s’kanë pas b** me shfuqizu Specialen është punë tjetër. Ta thom shqip. Tash ja pafshin hajrin”, tha Nasim Haradinaj, transmeton Insajderi.

    Ky i fundit fjalë të ashpra pati më herët edhe për ish-ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

    Atë e quajti “palaço”, duke shtuar se ka punuar kundër UÇK-së dhe Kosovës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark