×
  • Sport
  • Sport

    Nations League/ Holandë-Kroaci dhe Spanjë-Itali në “Final Four”

    Insajderi
    25 January 2023 - 14:48

    Kush do ta pasojë Francën në listën e Nations League? Këtë të mërkurë, shorti për gjysmëfinalet e kompeticionit europian ka sjellë në jetë duelet Holandë-Kroaci dhe Spanjë-Itali.

    Holandezët, nikoqirë të këtij “Final Four”, do të hapin eventin në Roterdam më 14 qershor ndaj kroatëve, përpara Spanjë-Italisë, që do të luhet të nesërmen në Enschede. Ky takim i dytë ishte tashmë posteri i gjysmëfinales së fundit të eventit. ‘La Roja’ fitoi në Milano në tetor 2021 (2-1) përpara se të takohej me Francën në finale.

    Në mbrojtje të kampionëve, falë suksesit të tyre mahnitës ndaj spanjolëve (2-1), ‘Blutë’ u eliminuan në fazën e grupeve, duke përfunduar pas Kroacisë dhe Danimarkës me vetëm një fitore në gjashtë ndeshje.

    Finalja ‘e vogël’ do të zhvillohet të dielën më 18 qershor në Enschede (15:00), përpara finales së planifikuar për në Roterdam (20:45) në të njëjtën ditë. Ky event i UEFA-s, i cili po feston edicionin e tretë, u krijua në vitin 2018 për t’i dhënë jetë të re miqësoreve tradicionale të ekipeve kombëtare. Para ekipit të Francës, Portugalia kishte qenë fituesja e parë e turneut, duke mposhtur Holandën (1-0), kualifikuese të reja për në “Final Four”.

    Nations League i ofron një trofe nderi fituesit dhe do të lejojë që tre skuadra të marrin pjesë në Euro 2024 (14 qershor – 14 korrik) pas ‘play-off’-it, të organizuar në fund të fazës së zakonshme kualifikuese.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark