×
  • Sport
  • Sport

    Navas drejt një rekordi të ri

    Insajderi
    08 March 2016 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portieri kostarikan i madrilenëve, Keylor Navas, do të thyejë një rekord në Ligën e Kampionëve nëse nuk pëson gol në 28 minutat e para të ndeshjes që zhvillohet të martën ndaj Romës, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Nëse Los Blancos nuk pëson gol në 28 minutat e para atëherë Navas do të hyjë në analet e Ligës së Kampionëve si portieri me kohëzgjatjen më të madhe në histori të saj që nuk ka pësuar gol.

    Navas në shtatë ndeshjet e deri tanishme të Ligës së Kampionëve nuk ka pësuar asnjë gol. Dhjetë herë fituesi i ligës më prestigjioze evropiane për klube përgjatë 630 minuta lojë nuk ka pësuar gol.

    Navas në këtë formë do të ngjitet në pozitën e dytë, të cilën e mban Van der Saar, i cili e zotëron këtë rekord që nga viti 1995-96 kur ishte pjesë e Ajax Amsterdamit.

    Ndërsa në pozitën e parë me 995 minuta pa pësuar gol gjendet Arsenalli i vitit 2005/06, kur në portë ishin Jens Lehmann dhe Manuel Almunia.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark