×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    NBA: Lakers tërheqin fanellën nr.16 të Pau Gasol

    Insajderi
    11 July 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Premtojnë një blerje “big”.

    Skuadra e Lakes po përgatitet për një sezon të ri më kompetitiv dhe po bën maksimumin që të ndërtojë një ekip të fortë. Bop Pelinka, shefi i ekipit kalifornian, ka konfirmuar se blerjet e deritanishme do të shërbejnë për ta rritur forcën e skuadrës.

    “Kemi lëvizur në merkato, por ajo s’ka përfunduar ende. Synojmë edhe një blerje “big”, që do ta forcojë më tej grupin aktual. Nuk mund të them më shumë”, tha Pelinka. Duket se ai i referohet transferimit në Los Anxhelos të Kyrie Irving (Brooklyn Nets), që kërkohet me ngulm.

    Ndërkohë, sezonin e ri do të bëhet edhe tërheqja e fanellës nr.16 të Pau Gasol. Basketbollisti 42-vjeçar ka fituar dy tituj kampionë në NBA me Lakers gjatë jashtë sezoneve që qëndroi tek ekipi kalifornian (2009 e 2010), duke krijuar një dyshe ëndrrash me Kobe Bryant.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark