×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndahen nga 100 euro për nënat lehona

    Insajderi
    22 September 2022 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Shtimes ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për nënat lehona.

    Kryetari i kësaj komunë Qemajl Aliu, tha se pagesën prej 100 eurosh do ta marrin 148 nëna të cilat kanë aplikuar.

    “Për 148 nëna lehona që kanë aplikuar deri tani, janë ekzekutuar pagesat me shtesën prej 100 eurosh për fëmijët e porsalindur”, ka njoftuar ai.

    Aliu tha se mundësia për aplikim vazhdon akoma.

    “Mundësia e aplikimit vazhdon akoma dhe inkurajojmë gjithë nënat e reja të aplikojnë. Shuma aktuale do ndikojë sadopak në zbutjen e obligimeve financiare”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark