×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta njeriu që “zbuloi” legjendën Diego Armando Maradona

    Insajderi
    22 January 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gianni Di Marzio, njeriu që “zbuloi” legjendën Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeccare. Ish-trajneri dhe drejtori sportiv është babai i Gianluca Di Marzio, gazetarit të njohur italian, i cili e ka njoftuar vetë këtë lajm të keq.

    Gianni ka pasur një karrierë të shkëlqyer si trajner, duke drejtuar skuadrën e Catanzaro në Serie në vitet ’70, ndërsa në vitin 1977 shkoi me Napolin deri në finale të Kupës së Italisë, ku u mund nga Interi.

    Image

    Di Marzio ia kishte propozuar Maradonën ish-presidentit të Napolit, Corrado Ferlaino, por marrëveshje nuk u krye në atë moment përt shkak të mbylljes së merkatos.

    Në Itali ai ka drejtuar skuadra si Genoa, Catania, Padova, Cosenza dhe Palermo.  Me Catanzaro dhe Catania ai u ngjit në Serie A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark