×
  • Sport
  • Sport

    Ndalet Paris Saint Germain – një javë larg titullit kampion

    Insajderi
    05 March 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paris Saint Germain i duhet edhe një javë për të fituar titullin në Francë, edhe pse barazoi 0-0 në shtëpi me Montpellier.

    Pa shumë prej yjeve të saj, Kampionët e Francës nuk arritën të shënonin asnjëherë në portën e miqve duke mos qenë të qetë përpara portës dhe për shkak të impenjimit që do të kenë në Evropë në mesjavë, ndaj Chelseas..

    Me Di Marian e Cavanin përpara, parisienët rrezikuan vetëm në fillimin e lojës kur goditën dhe traversën në aksionin e parë të ndeshjes, njofton Supersport.

    Hyrja në fushë e Ibrahimovic dhe Pastores në pjesën e dytë gjithashtu nuk është se ndryshuan shifrat me PSG që pas humbjes së një jave më parë me Lionin, barazoi pa gola me Montpellier, duke ruajtur diferencën prej 23 pikësh me Monaco dhe javën e ardhshme ka shansin e parë për të fituar matematikisht dhe titullin kampion të Francës.

    Ndërkohë që, Montpellier arriti rezultatin e katërt pozitiv radhazi duke vazhduar të jetë në valle për një vend në Evropë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark