×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndalet qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë, QKMK del me njoftim

    Insajderi
    20 February 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjq kamionët me mallra janë bllokuar dhe qarkullimi është ndalur.

    Arsyeja është se sistemi i Doganës serbe s’po funksionon.

    “Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftimin e QKMK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark