×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndalohet ekstradimi i djalit të ‘El Chapo’ në SHBA pasi vriten 29 persona gjatë operacionit policor

    Insajderi
    07 January 2023 - 13:49

    Një gjykatës federal i Mexico City ndaloi ekstradimin e Ovidio Guzmán në Shtetet e Bashkuara të premten.

    Ovidio Guzman, djali i Joaquin “El Chapo” Guzmán, i dyshuar si lider i kartelit të drogës  u arrestua të enjten në një operacion intensiv në Meksikën veriore që çoi në vdekjen e 29 persona.

    Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e Guzman për trafik droge dhe kanë ofruar deri në 5 milionë dollarë për informacionin për kapjen e njeriut që ata thonë se është “një anëtar i lartë i kartelit Sinaloa”.

    Të enjten, Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard konfirmoi se ekziston një urdhër-arrest në SHBA i datës 19 shtator 2019, por tha se ekstradimi i mundshëm i Guzman nuk do të ishte i menjëhershëm, për shkak të formaliteteve të ligjit. Ai gjithashtu deklaroi se Guzmán ka procedura ligjore në vazhdim në Meksikë, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.

    Sipas rrjetit Televisa dhe mediave të tjera meksikane, një tjetër gjykatës federal më vonë urdhëroi Guzman të qëndronte në 60 ditë paraburgim me qëllim ekstradimi pas një seance dëgjimore në burgun federal të sigurisë maksimale Altiplano ku ai po mbahet.

    CNN ka kërkuar një përgjigje nga mbrojtja e Guzman, por ende nuk ka marrë përgjigje.

    Pas arrestimit të Guzman në Culiacán të enjten, kaos shpërtheu në qytet. Autoritetet u kërkuan qytetarëve të kërkojnë strehim për shkak të përplasjeve në disa zona.

    Arrestimi i tij ishte rezultat i një operacioni të gjatë që përfshinte 200 forca speciale, tha të premten Ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval. Zyrtarët lokalë u kërkuan qytetarëve të strehohen në shtëpi mes përleshjeve me anëtarët e kartelit në pjesë të ndryshme të qytetit.

    Guzmán ishte arrestuar më parë në tetor 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.

    Të paktën 19 anëtarë të dyshuar të bandës dhe 10 personelë ushtarak vdiqën gjatë përleshjeve të dhunshme në shtetin verior meksikan Sinaloa, pasi autoritetet arrestuan Guzman, së bashku me 21 të tjerë. Nuk u raportua për të vdekur apo plagosur civilë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark