×
  • Showbiz
  • Show

    Ndarja e tyre lojë për famë? Loredana dhe Mozzik “kapen mat” përsëri

    Insajderi
    19 November 2020 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur Mozzik dhe këngëtarja Loredana tash e disa kohë janë kryefjala e mediave rozë, kjo për shkak një bashkimi të mundshëm në mes tyre.

    Shumë fakte kohëve të fundit bënë që njerëzit të dyshonin që kjo gjë është e vërtetë.

    Para disa ditëve ata janë kapur “mat” në njërin prej lokaleve në Prishtinë, kjo gjë bëri që të gjithë të mendonin se dyshja janë bashkë dhe po kurdisin diçka.

    Ndërkaq Loredna është pyetur në kanalin e saj në youtube se çfarë po kurdisin ata tash e sa kohë, ajo është përgjigjur duke lënë të kuptojmë se me të vërtetë diçka ka në këtë mes.

    “Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

    Por këngëtarja nuk zbuloi më shumë detaje.

    Megjithatë këtë e vërtetoi edhe shoku i Loredanës, duke postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram dhe duke treguar se dyshja do të sjellë një bashkëpunim.

    Ata para disa ditëve ishin në Kosovë për videoklipin më të ri të këngës së tyre.

    Por Kosova nuk ishte vendi i vetëm ku çifti xhiruan videoklipin e tyre.

    Ata më ndodhen së bashku edhe në Berlin, kjo është bërë e ditur nga vet reperi i cili ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram më satkësisht në Instastory.

    Më pas ishte Loredana ajo që postoi një foto po pikërisht në këtë vend, dhe  kjo bëri të kuptohet që çifti tashmë janë në të njetin vend dhe diçka e re përfundimisht është duke ardhur nga dyshja.

    Jo gjithmonë perfekte, ja çfarë nuk shkon me videot provokative të Taynës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark