×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ndau Justin nga Selena? Hailey Bieber flet për herë të parë për dramën që e “përndjek” prej vitesh

    Insajderi
    28 September 2022 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hailey Bieber iu është përgjigjur për herë të parë thashethemeve që qarkullonin për lidhjen me bashkëshortin dhe ish-in e tij Selena Gomez. Modelja ka folur për të gjithë ata që e akuzojnë si personi i tretë mes dy këngëtarëve në podcast-in e Alex Cooper dhe thekson se e gjithë kjo është “çmenduri”.

    “Njerëzit janë të fiksuar pas Justin dhe Selenës ,” komenton prezantuesja në trailer ndërsa e pyet Hailey-n: “A ishit me Justinin kur ai ishte në një lidhje me të?” “Kjo është çmenduri. Nuk kam folur kurrë për to. Shumë urrejtje për fytyrën time vjen nga komentet e tipit ‘ti ia more‘.

    Por bota duhet ta dijë të vërtetën.” tha modelja. Ajo shpjegoi se përpara se të lidhej me Justin-in, ai e kishte mbylluar kapitullin me Gomez. “Kur filluam të takoheshim, nuk ishim në një lidhje. Nuk është në karakterin tim të përzihem në punët e të tjerëve. Nuk do ta bëja kurrë. Unë jam rritur më mirë se kaq.

    Dhe mund të them se nuk kam qenë kurrë me të, ndërsa ai ishte në një lidhje tjetër”“Si grua, nuk do të doja kurrë të hyja në një lidhje me dikë, të fejohesha me të, të martohesha me të dhe të mendoja në fund të mendoja: “Pyes veten nëse kjo ishte vërtet e mbyllur për ty? ”, shtoi më tej modelja.

    Unë e di me të vërtetë se arsyeja që ne mundëm të ktheheshim bashkë ishte sepse ishte plotësisht e mbyllur dhe kjo është respekt për mua.” Ajo theksoi gjithashtu se pas martesës me Justin në vitin 2018, ajo ka Selenën.

    Marrëdhënia me Selena Gomez dhe thashethemet

    Justin Bieber dhe Selena Gomez ishin në lidhje për rreth një dekadë. Ata u ndanë përgjithmonë në mars 2018. Në qershor të të njëjtit vit, paparacët panë Justin Bieber me Hailey Baldëin. Të dy ishin miq prej vitesh, përpara se të fejoheshin në vitin 2018 dhe përfundimisht të martoheshin në shtator të 2018.

    Edhe pse çifti festoi së fundmi 4-vjetorin e martesës, thashethemet rreth lidhjes së këngëtarit me Selena Gomez nuk pushuan kurrë. Fansat e Selenës pohojnë se Justin ka qenë i pabesë dhe besojnë se Hailey ia ka “vjedhur” asaj. Në fakt, ata nuk kanë reshtur së dërguari asaj mesazhe urrejtjeje në internet.

    Prillin e kaluar Hailey Bieber bëri një postim përmes të cilit lutej që të mos e shqetësonin për këtë pjesë. . “Nuk po bëj asgjë. Unë nuk them asgjë. Ju lutem më lini të qetë”, thoshte ajo. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark