×
Show / Fashion

Ndërrimi i gjakut në pranverë, reagon ndryshe në trup

Insajderi
03 April 2019 - 10:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë stinës së pranverës trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht. Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi apo çdo gjë që fillon me rilindjen e stinës.

Të gjitha këto shenja i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut

Depresioni

Depresioni është një tjetër sëmundje që agravon gjatë dimrit dhe mund të ketë pasoja edhe në stinën pasardhëse. “Depresioni apo paradepresioni dhe gjendjet e ankthit rëndohen shumë gjatë dimrit për dy arsye. Në dimër shtohen orët noturne dhe ulen ato diurne.”

Kjo ndodh pasi serotonina që është elementi që përmirëson humorin e njeriut, mendohet që sintetizohet më mirë dhe është më me shumicë në gjak. Kjo është arsyeja që një njeri me depresion, në dimër agravohet gjendja e tij.

Kjo është ana e mirë e ardhjes së pranverës e cila sjell një rritje të orëve të ditës dhe rritje të substancës që ngre humorin tek individët. Kalimi i periudhës së dimrit për në pranverë sjell një periudhë tranzicioni dhe ndryshimi në humorin e njeriut.

Alergjitë ndaj pluhurit

Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike. Nuk janë të paktë ata që rrinë me shami në dorë për të përballuar alergjitë e stinës.

Fillon poleni i disa luleve, i cili sjell lindjen e disa sëmundjeve alergjike, të cilat duhet të marrin mjekim si të gjitha sëmundjet e tjera. Nuk janë të paktë njerëzit që preken nga alergjitë e ndryshme që në fillim të marsit.

Njerëzit alergjikë ndaj pluhurit dhe polenit të luleve, me ardhjen e pranverës e dinë që papandehur do t’i lotojnë sytë, do t’i skuqen dhe do t’i kruhen qerpikët, tërë ditën do të teshtijnë.

Lëkura shqetësimi që sjell stina

Lëkura e njeriut tregon gjendjen e shëndetit, ushqimin dhe stilin e jetës që bën gjithsecili. Grupi i sëmundjeve të lëkurës është një tjetër shqetësim që vjen si pasojë e ndryshimit të stinëve.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark