×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

    Insajderi
    22 October 2021 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktorja e njohur, shqiptare Filika Dimo ka vdèkur në orët e vona të së enjtes mbrëma në moshën 82-vjecare.

    Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në rrjetet sociale të Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku thuhet se Dimo
    vdîq në Belgjikë, aty ku jetonte prej disa vitesh. Dimo ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare, ku ka luajtur role kryesore në shumë vepra dramatike, nëpërmjet të cilave do të mbesë gjatë në kujtesën e shqiptarëve

    Ajo bëri debutimin e saj në kinematografi në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Dimo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid, një rol nga më të realizuarit në kinematografinë shqiptare të roleve me spîunazh, rol i cili ka mbetur në kujtesë për interpretimin brilant

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark