×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndërron jetë arkitekti i njohur, ndërtesat ikonë në botë mbajnë firmën e tij

    Insajderi
    04 March 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rafael Viñoly, arkitekti uruguaian me famë botërore, i cili është projektuesi i disa prej ndërtesave më të njohura në botë, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

    Vdekja e Viñoly u njoftua nga djali i tij, Román, i cili e përshkroi të atin si një “vizionar” që la “një trashëgimi të pasur me dizajne të veçanta dhe të përjetshme”.

    Ai themeloi Rafael Viñoly Architects në vitin 1983 dhe puna e tij shfaqet në më shumë se 600 struktura në mbarë botën.

    Viñoly ndërroi jetë në spital në qytetin e New York-ut nga një aneurizëm të enjten.

    Román Viñoly tha se dizajnet e babait të tij “manifestoheshin në disa prej strukturave më të njohura në botë” dhe se ai do t’i mungonte “të gjithë atyre, jetën e të cilëve ai preku përmes punës së tij”.

    I lindur në Montevideo në vitin 1944, Viñoly u transferua në Buenos Aires në moshën pesë vjeçare me nënën e tij, një mësuese matematike dhe babain regjisor teatri.

    Ai studioi arkitekturë në Universitetin e Buenos Aires dhe kur ishte ende student, ishte një anëtar themelues në firmën e suksesshme Estudio de Arquitectura.

    Junta ushtarake në Argjentinë e shtyu atë dhe familjen e tij të emigronin në Shtetet e Bashkuara. Ai siguroi një pozicion mësimor në Universitetin e Harvardit përpara se të krijonte studion e tij.

    Projektet e tij përfshinin ndërtesa zyrash, objekte banimi, hotele, salla koncertesh, stadiume dhe aeroporte në mbarë botën.

    Qiellgërvishësi i njohur në Londër, “Walkie Talkie”, shkaktoi polemika në vitin 2013 kur rrezet e diellit u reflektuan nga konat e xhamave dhe shkrinë pjesë të ndryshme në një makinë luksoze të parkuar aty pranë .

    Viñoly u përball gjithashtu me ankesa nga banorët në 432 Park Avenue, të cilët raportuan zhurma të përplasjeve dhe kërcitjeve që vinin nga kulla 85-katëshe që ai ndëroi në New York

    Forumi Ndërkombëtar i Tokios, Qendra Kimmel për Artet Performuese në Filadelfia dhe Muzeu i Artit në Cleveland janë ndër projektet e tjera historike të përfunduara nga firma e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark