×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndërron jetë “në aksident trafiku” nënkryetari Khersonit

    Insajderi
    09 November 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet ruse kanë njoftuar se ka humbur jetën Kyryl Stremusov, nënkryetari i rajonit të Khersonit në Ukrainë që kontrollohet nga rusët.

    “Nuk do të na mungojë”, thonë ushtarët ukrainas, duke iu referuar kështu Stremousovit i cili qëndroi deri në çastet e fundit përkrah forcave pro-ruse në Kherson.

    Rusët pretendojnë se ai ka humbur jetën në një aksident trafiku, por deri më tani nuk raportohet për ndonjë aksident trafiku me fatalitet në atë rajon.

    Kështu të paktën pretendojnë nga kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase, që thonë se vdekje të tilla misterioze po ndodhin çdo ditë në mesin e njerëzve të Putinit.

    “Bashkëpunëtori i pushtuesve në Kherson, Kyryl Stermousov ka humbur jetë një aksident trafiku. Ai është tradhtar që kaloi në anën e Rusisë. Në mënyrë aktive kundërshtoi që Khersonit të dorëzohet dhe tha se Rusia të qëndrojë këtu përgjithmonë. Më pas në mënyrë krejtësisht misterioze vdiq”, ka shkruar deputeti ukrainas Oleksii Goncharenko. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark