Përballje super dramatike u zhvillua në palestrën Minatori në Mitrovicë mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, në javën e gjashtë në basketboll.
Vetëm 90 sekonda para fundit të ndeshjes, Trepça pati epërsi prej katër pikësh, porse saktësia e basketbollistëve të Yllit ishte në nivel të lartë.
Ata arritën të shkrijnë epërsinë dhe në fund të fitojnë krejt ndeshjen me vetëm dy pikë dallim 72 me 70.
Gordon i Trepçës arriti ‘double-double’ me 19 pikë dhe 13 kërcime, por qenë të pamjaftueshme për fitore.
19 pikë i shënoi edhe Threatt Junior për ekipin fitues.
Pas gjashtë ndeshjeve në Prince Caffe Superligën e basketbollit.