Pas shpalljes kampion për herë të parë në histori të klubit, Ballkani do të marrë pjesë edhe në garat evropiane për herë të parë.
“Portokallezinjtë” do të debutojnë në garat e Ligës së Kampionëve në muajin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Më 5 korrik, Ballkani do të përballet me Zalgirisin e Lituanisë në raundin e parë kualifikues të kësaj gare.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, kanë njoftuar se kanë nisur përgatitjet për të sjellë diçka unike.
Njoftimi i plotë nga “Xhebrailat” (pa ndërhyrje):
“-8 Ditë nga ndeshja historike!
-Siç e dini të Martën e 5 Korrikut përballemi në kualifikimet për Champions League ku presim ekpin nga Lituania Zalgrisin.
-Xhebrailat janë duke u përgaditur për të sjellur diqka unike si dhe ta përfaqësojmë qytetin e Suharekës në mënyrë dinjitoze.
Andaj ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në një udhëtim masivë drejt Prishtinës.
-Në lidhje me orarin e udhëtim dhe të gjitha gjërat kryesore do njoftoheni me kohë.
TA PËRFAQËSOJMË SUHAREKËN SIÇ NA KA HIJE!”.